Kampionati Shqiptar

Ndriqim Shtubina, nesër luan ndeshjen e 200-të me Vllazninë

Transferta e nesërme me kurbinasit do të jetë e veçantë për kapitenin aktual të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Ai pritet të jetë në fushë si titullar dhe sapo të prekë tapetin e gjelbërt të stadiumit të Laçit do të regjistrojë ndeshjen nr.200 në kampionat me ekipin shkodran.

Transferta e nesërme me kurbinasit do të jetë e veçantë për kapitenin aktual të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Ai pritet të jetë në fushë si titullar dhe sapo të prekë tapetin e gjelbërt të stadiumit të Laçit do të regjistrojë ndeshjen nr.200 në kampionat me ekipin shkodran. Por numri 10 i kuqebluve, në këtë takim do të kërkojë të arrijë edhe një tjetër shifër jubilare: të shënojë golin e 30-të në kampionat. E kemi fjalën vetëm për Vllazninë, sepse në karrierën e tij ka luajtur edhe 14 ndeshje me Skënderbeun dhe ka shënuar një gol, në sezonin 2007-2008. Po ashtu, ka luajtur edhe 20 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol me Flamurtarin, në sezonin 2011-2012.

Cungu dhe Shtubina

Ndriqim Shtubina duke u konsultuar me trajnerin Cungu

Sa i takon numrit të ndeshjeve të luajtura, sigurisht që ai mund të shkojë edhe më përpara, sepse sapo i ka mbushur të 29-tat. Kuptohet që shënimi i golit të 30-të do t’i dhuronte më shumë emocione, sepse do të hynte në listën e 20 lojtarëve që kanë shënuar më shumë në historinë e Vllaznisë, listë kjo që, siç dihet, kryesohet nga Vioresin Sinani, me 168 gola të shënuar. Shtubina aktualisht ka të njëjtën kuotë golash me emra të tillë si Fasli Fakja e Halil Puka, ndërsa me një gol më shumë është Hamdi Salihi. Jo më kot, ai tashmë ka një dëshirë të madhe për ta shënuar që nesër këtë gol të shumëpritur.

Shtubina, Vllaznia

Ndriqim Shtubina pret të realizojë golin e 30-të në kampionat

 

Ndeshjet e Ndriçim Shtubinës në kampionat me Vllazninë:
2008-2009: 28 ndeshje – 1 gol
2009-2010: 32 ndeshje – 5 gola
2010-2011: 28 ndeshje – 6 gola
2012-2013: 17 ndeshje – 1 gol
2013-2014: 30 ndeshje – 7 gola
2014-2015: 34 ndeshje – 4 gola
2015-2016: 30 ndeshje – 5 gola
Totali: 199 ndeshje – 29 gola
Nga Shkodra, Gjergj KOLA

 

[interaction id=”5719ff0939702c9c4f1c8e93″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar