Kampionati Shqiptar

Shtyhet starti i kampionatit të Kategorisë së Parë

Federata Shqiptare e Futbollit, me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, të mbështetur në raportin e Komisionit të Liçensimit, të Zyrës së Financës në FSHF, njofton se kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë,

Federata Shqiptare e Futbollit, me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, të mbështetur në raportin e Komisionit të Liçensimit, të Zyrës së Financës në FSHF, njofton se kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë, i planifikuar për të nisur më 10 shtator, dhe ai i Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më 18 shtator, nuk do të fillojnë në datat e përcaktuara. Kampionatet do të shtyhen, për shkak se një pjesë e klubeve nuk kanë shlyer detyrimet financiare, apo nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit. FSHF njofton se skuadrat që nuk do të plotësojnë detyrimet financiare dhe kriteret e liçensimit deri më 12 shtator nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga skuadra të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive. Për këtë arsye, po publikojmë edhe renditjen e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, si dhe skuadrat që nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare:

 

Kategoria e Parë, Grupi A
1.KF Tërbuni
2.KS Kastrioti (-3)
3.Besëlidhja
4.KF Erzeni
5.KF Burreli
6.FK Kamza
7.FC Besa
8.Iliria
9.KF Adriatiku Mamurras
10.KF Shënkolli

 

Kategoria e Parë, Grupi B
1.KF Bylis
2.KF Pogradeci
3.FK Apolonia
4.FC Lushnja
5.FK Dinamo (-3)
6.FK Elbasani
7.KF Shkumbini
8.KF Sopoti
9.KF Turbina (-3)
10.KF Tomori

 

Klubet e futbollit, që nuk kanë plotësuar detyrimet financiare dhe kriteret e licensimit janë:
Kategoria e Parë, Grupi A
KS Kastrioti
KF Burreli
KF Kamza
FC Besa
KD Iliria
KF Adriatiku
KF Shënkolli

 

Kategoria e Parë, Grupi B
KF Bylis
KF Pogradeci
KF Dinamo
KF Elbasani
KF Shkumbini
KF Sopoti
KF Turbina

 

Kategoria e Dytë, Grupi A, renditja
1.KF Ada
2.FC Kevitan
3.Partizani B
4.FK Egnatia
5.SHS Albpetrol
6.KSSH Veleçiku
7.VORA
8.KF Gramshi
9.FC Internacional Tirana
10.FK Sukthi
11.Tirana B
12.Kukësi B

 

Kategoria e Dytë, Grupi B, renditja
1.Butrinti
2.KF Naftëtari
3.KF Delvina
4.Oriku
5.FK Tepelena
6.KF Domosdova
7.Bilisht Sport
8.SHS Përmeti
9.FK Memaliaj
10.FC Gramozi
11.FK Skrapari
12.Skënderbeu B

Më shumë nga Kampionati Shqiptar