Futboll

Shtypi spanjoll: Bellerin te Barcelona

Barcelona ka nisur punën për të blerë mbrojtësin e Arsenal, Hector Bellerin, me një çmim që mund të jetë i favorshëm në momentin që Arsenal nuk do të arrijë të kualifikohet për në Champions League. Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundit i sezonit, Arsenal, është në vendin e pestë dhe pret që Liverpool ose Manchester City të ndalen për të arritur një vend në Ligën e Kampioneve. Sipas asaj që shkruan shtypi në Spanjë, kalimi i Bellerin te Barcelona ka më shumë mundësi të ndodhë nëse për të 20-in sezon me radhë, skuadra e Arsene Wenger nuk do të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve.

According to Mundo Deportivo the deal depends on Champions League qualification

E përditshmja, “El Mundo Deportivo” ka pasur mbrojtësin në faqen e parë me një titullin të madh: “Bellerin varet nga Champions League”. “Nëse Arsenal nuk arrin të kualifikohet për në Champions League, atëherë mbrojtësi mund të vijë me një çmim të arsyeshëm në “Camp Nou”,” – shkruhej në artikullin e gazetës katalanase. Bellerin, i cili ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren spanjolle, ka lindur në Barcelonë dhe ka qenë me Akademinë e Barcelonës deri në moshën 16-vjeçare kur Wenger e mori në Londër. Që nga viti 2011 kur ishte 17-vjeç ai ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Arsenal.

Më shumë nga Futboll