Bundesliga

Shuhet ëndrra e Lewandowski-t, Real ndërpret negociatat me sulmuesin

Ëndrra e madhe e Robert Lewandowski-t është shuar. Sipas informacioneve të Sky, Real Madrid i ka dhënë fund negociatave me polakun dhe përfaqësuesin e tij Pini Zahavi.

Nga ana e madrilenëve operacioni është abortuar përfundimisht.

Ashtu si Real – mbi të gjitha presidenti Florentino Perez – edhe Lewandowski donin të finalizonin transferimin e qendërsulmuesit të FC Bayern Munchen në kryeqytetin spanjoll gjatë merkatos së verës.

Polaku për këtë arsye kishte marrë në krahun e tij një këshilltar me eksperiencë si Pini Zahavi.

Në muajt e fundit ka pasur negociata të vazhdueshme mes Los Blancos dhe Lewandowski, deri tani kur Real Madrid i ka dhënë fund gjithçkaje.

Më shumë nga Bundesliga