Futboll

Shuplakë për Chelsea, sirena për Real. Hazard: “Ëndërroj të luaj për Zidane!”

Eden Hazard ka ndezur sirenat e alarmit te Real Madrid, pasi pranoi se ishte ëndrra e tij të luante nën drejtimin e trajnerit të ekipit “Los Blancos” Zinedine Zidane. Kampionët e Europës dhe të Spanjës dështuan të plotësonin boshllëkun e lënë nga transferimi i Alvaro Moratës te Chelsea gjatë merkatos së verës dhe tashmë e kanë shndërruar në objektivin dhe prioritetin e klubit që të afrojnë një sulmues.

Eden Hazard has revealed it is his dream to play under Real Madrid boss Zinedine Zidane

Madrid ka flirtuar edhe më parë me idenë për të blerë Hazard, i cili ndërkohë që ndodhet i grumbulluar me kombëtaren, ka pranuar se është ëndrra e tij që të luajë nën drejtimin e trajnerit aktual të Real Madrid. “Të gjithë e dinë respektin që kam për atë njeri. Për futbollistin që ai ishte dhe për trajnerin që ai është. Ai ishte idhulli im. Natyrisht unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në karrierën time, por do të ishte një ëndërr të luaja nën drejtimin e tij”, deklaroi Hazard.

Zidane has enjoyed a highly successful spell as Madrid boss but has made a slow start this term

Gjithsesi Hazard saktësoi se nuk ka asnjë qëllim që të largohet sëshpejti nga Chelsea, ku mesfushori është nën kontratë deri në vitin 2020, ndonëse pranoi se nuk do ta kishte problem as që të ribashkohej sërish me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.”Nuk do të më shqetësonte dhe as të më bezdiste që të luaj sërish nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho. Por, për momentin jam i lumtur te Chelsea. Kam akoma shumë gjëra për të bërë te Chelsea dhe jam i fokusuar te Blutë”, citohet Hazard nga media britanike, “Daily Mail”.

Më shumë nga Futboll