La Liga

Si sot 30 vite më parë, Ernesto Valverde debutonte me Barcelonën

Sot janë mbushur 30 vite që nga debutimi i Ernesto Valverde me Barcelonën. E kemi fjalën për debutimin si futbollist në fushë të trajnerit aktual të skuadrës katalanase. Më 9 nëntor 1988, Valverde hyri në fushë në minutën e 76-të, në një ndeshje që korrespondon me raundin përkatës të Kupës Europiane kundër Lech Poznan.

Pas asaj ndeshjeje, Valverde, asokohe 24 vjeç, komentoi se “Cruyff më befasoi, mendova se nuk do të aktivizohesha”. Debutimi i Valverde ishte një nga më interesantët, në një ndeshje që vazhdoi deri pas kohës shtesë. Skuadra e drejtuar nga Johan Cruyff udhëtoi për në Poznan, pas ndeshjes së parë, të luajtur në “Camp Nou”, e cila përfundoi me barazimin 1-1.

Cruyff mori 17 lojtarë me vete në Poloni dhe Valverde binte në sy si i vetmi, që nuk kishte luajtur asnjë minutë, pas nënshkrimit me Barcelonën verën e atij viti. Trajneri për atë ndeshje kishte vetëm 16 lojtarë të gatshëm, kështu Johan duhej të shtonte edhe një tjetër, i cili në teori duhej të ishte Valverde.

Kur ndeshja e kthimit ishte me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë (1-1), ai u hodh në fushë në minutën e 76-të. Valverde, i cili mori karton të verdhë pak minuta pas hyrjes në fushë, u bë pjesë e një ndeshjeje që shkoi në kohën shtesë dhe më pas te penalltitë. Ai kontribuoi në fitoren 5-4 (nga pika e bardhë) të asaj ndeshjeje, në edicionin e asaj Kupe Europiane, që në fund mori ngjyrat azulgrana.

Në videon më poshtë mund të shihni disa nga golat e Valverde si futbollist me Barcelonën

Më shumë nga La Liga