Futboll

Silva: Ronaldo më këshilloi të vija te City

Bernardo Silva është nga “hitet” e kësaj vere në merkaton e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City. Mesfushori portugez vjet ishte një ndër të mirët te Monaco dhe tashmë do të provojë shanset e tij në kampionatin më popullor në botë, Premier League.

Në një intervistë të fundit, Silva ka rrëfyer se në zgjedhjen e tij për të pranuar kalimin te “Qytetarët” ka ndikuar së tepërmi këshilla e shokut të skuadrës në kombëtare, Cristiano Ronaldo. Pavarësisht se ky i fundit më parë ka luajtur te Manchester United dhe teorikisht nuk duhet të ketë asnjë lidhje me ekipin blu, mendon se të luash në Mançester është diçka që nuk mund t’ia mohosh kurrsesi vetes.

Man. City këtë verë ka transferuar 6 lojtarë.

“Cristiano më ka thënë se Mançesteri është një qytet i jashtëzakonshëm, edhe pse shumë më kanë thënë të kundërtën. Ai ka luajtur te United, më ka thënë se të dyja klubet këtu janë fantastike dhe se Premier League do të më pëlqente shumë. Ky është kampionati më i bukur në botë, stadiumet janë gjithmonë plot dhe njerëzit e duan futbollin”, – është shprehur 22-vjeçari.

Manchester City deri tani ka blerë lojtarë të mëdhenj dhe prapë pritet të blejë të tjerë, të paktën një sulmues, kështu që sezoni i ri në ishullin britanik nuk diskutohet se do të jetë spektakolar për djemtë e Pepit.

 

Më shumë nga Futboll