Kampionatet në Europë

Simeone: Aktualisht, Real është më i fortë se Barcelona

Diego Simeone ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka bërë prognozën e tij për ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga, kundër Barcelonës. Këtë ballafaqim, trajneri argjentinas i Athletico Madridit e konsideron si më të vështirin deri më tani: “Kemi luajtur disa ndeshje të rëndësishme. Me Barcelonën, duke qenë ndjekës, do të jetë e vështirë për shkak se ajo është duke bërë veçanërisht mirë në kampionat. Barça është ende shumë e fortë. Ajo është duke bërë një përpjekje të madhe në mungesë të Neymar për të kompensuar mungesën e dikujt, aq i rëndësishëm sa ai, ndaj ekipi katalanas mbetet konkurrues. Nën udhëheqjen e Pique, Messi, Suarez, që transmetojnë entuziasëm dhe siguri te të tjerët, Barcelona ka treguar vijimësi pozitive në këtë pjesë të hershme të sezonit. Është e qartë se qëllimi ynë është më shumë për të treguar se sa për të folur mbi këtë sfidë.

Sa i takon Lionel Messit, ai është një lojtar përcaktues. Ju mund të mos e vini re 60 minuta në një ndeshje, por ai përfundon duke zgjidhur fatin e lojës. Ky nuk është lajm, sepse nuk jam i pari që e them. Gjëja më e rëndësishme është të luash ndeshjen, pasi ne kemi garuar gjithmonë e me dinjitet kundër katalanasve. Ndeshja e Argjentinës? Unë e pashë atë, me qetësi, sepse e dija se situata do të zgjidhej me përmbysjen e disavantazhit të shpejtë. Messi shkëlqeu atë natë, duke i prirë Argjentinës drejt finaleve të Botërorit 2018. Leo dëshmoi edhe një herë se është më i miri në botë. Situata aktuale e Barçës? Kjo është ndoshta një nga skuadrat më të mira në botë, por unë mendoj se tani për tani, Real Madridi është më i fortë”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë