La Liga

Simeone barazohet me Aragones, fiton 6 trofe me Atlético Madrid

Në rast se dikush kishte ndonjë dyshim, “Cholismo” është ende shumë e gjallë. Pas tri sezoneve, në të cilat, pavarësisht se konkurronte me më të mirët, nuk kishte fituar ndonjë titull, por Atletico Madrid shijon sërish ëmbëlsinë e fitores në Lyon.

Ajo që dukej si një fatkeqësi në dhjetor, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve, ka përfunduar në festë. Atlético Madrid e shihte “Europa League” si një mundësi për të ngjallur shfaqjet e tij. Në finalen e Lyon, skuadra spanjolle ishte favorite e qartë në baste dhe nuk ka dështuar.

Ajo që arriti mbrëmë në Lyon është titulli i gjashtë i epokës “Simeone”. “El Cholo” ka fituar tre tituj kombëtarë (një La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanjolle) dhe tre tituj europianë (dy “Europa League” dhe një Superkupë Europiane). Ai do të luftojë në gusht për të fituar titullin e shtatë, përmes Superkupës Europiane.

Nuk është asgjë për të fituar gjashtë tituj si trajner i Atlético Madrid. Por, kjo supozon asgjë më pak se të qenit trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit “rojiblanco”, barazuar me Luis Aragones, që fitoi një La Liga, tri Kupa Mbreti, një Superkupë Spanjolle dhe një Kupë Interkontinentale.

Gjashtë sezone e gjysmë ka Simeone në krye të Atletico Madrid dhe historia e “Cholo” me skuadrën “rojiblanco” do të vazhdojë të shkruajë së paku edhe një sezon tjetër. Përveç gjashtë titujve të fituar, Atletico Madrid ka arritur dy finalet e Ligës së Kampionëve, të humbura ndaj Real Madridit, si dhe ra në një Superkupë Spanjolle kundër Barcelonës.

Atletico Madrid është jashtëzakonisht konkurrues, i cili qëndron gjithmonë aty, me më të mirët. “Cholismo” vazhdon të bëjë rrugën e vet. Për ata që kanë kërkuar “gradë”, është i gjashti.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga