Connect with us

Futboll

Simeone: “E ardhmja? I hapur ndaj ofertave, ja situata për Griezmann dhe Diego Costa”

Gjatë prezantimit të turneut “Audi Cup” që diskutohet mes katër klubeve të mëdha të katër ligave elitare të Europës, Atletico Madrid, Liverpool, Napoli dhe Bayern Munich, trajneri i madrilenëve, Diego Simeone foli në lidhje me të ardhmen e tij dhe për ty protagonistë shumë të përfolur në kampin e Atletico Madrid në këtë merkato vere.

Rezultate imazhesh për simeone griezmann diego costa

“A më ka kontaktuar ndonjëherë Borussia Dortmund? Jo, nuk ka patur kurrë kontakte mes nesh. Por unë jam i hapur ndaj gjithçkaje që do të më rezervojë e ardhmja. Për momentin vazhdoj me Atletico Madrid. A kam frikë se mos humbas Griezmann? Aspak, përkundrazi. Jam krenar dhe i lumtur që skuadrat më të mirë në botë e kërkojnë, kjo gjë më kënaq. Diego Costa? Nuk kam komunikuar me atë sepse nuk luan me ne, është një futbollist i Chelseas. Për ne është e rëndësishme të luajmë në këtë turne dhe shpresojmë të realizojmë ndeshje të bukura”, deklaroi Simeone.

Më shumë nga Futboll