Champions League

Simeone e pranon: Ai është më i mirë se unë…

Diego Simeone ka folur në prag të përballjes në Champions League me Chelsea. Që nga momenti kur ai ka marrë drejtimin e bardhekuqve, Diego ka luftuar kundër Real Madrid dhe Barcelona në La Liga. Ish-mesfushori e ka udhëhequr Atletico-n drejt triumfit në kampionat në 2014-ën (hera e parë në një dekadë që La Liga nuk fitohej nga Real ose Barça) dhe në dy finale të Champions League në tre vite. Nuk ka shumë trajnerë në botë që mund të krenohen me arritje të tillë, por vetë Simeone ka thënë se trajneri i Chelsea, Antonio Conte, është një trajner më i mirë.

“Chelsea aktual ndryshon nga ekipi i 2014-ës. Unë jam një tifoz i madh i tyre, ata punojnë bashkë dhe janë të ekuilibruar. Është një skuadër shumë e vështirë për t’u mundur dhe kanë një trajner që e di mirë se çfarë do nga lojtarët e tij”, ka thënë Simeone në një intervistë për “AS”. Kur është pyetur se kush ishte trajneri më i mirë mes të dyve, Simeone ka thënë: “Conte”. Pas më pak se një ore këto dy skuadra do të ndeshen në “Ëanda Metropolitano” për javën e dytë të Champions League. Të shohim nëse fusha do t’i japë të drejtë Simeone-s.

Më shumë nga Champions League