Europa League

Simeone është i skualifikuar, Atletico do të ketë një trajner “të çmendur”…

Kur në vitin 2003, German Burgos mësoi se kishte nevojë për një operacion që të hiqte tumorin në veshkën e majtë, portieri i Atletico Madrid tha se do të priste deri në fund të ndeshjes së radhës. Tani, Burgos do të jetë trajneri i skuadrës së Atletico në finalen kundër Marseille në Europa League, sepse Diego Simeone është i skualifikuar. “Unë jam pak i çmendur, por kështu janë të gjithë portierët,” – deklaronte dikur Burgos, që më pas e fitoi luftën kundër kancer, por në ndeshjen derbi kur donte të luante me çdo kusht i priti një penallti Lus Figos.

Burgos luajti nga viti 2002 deri në vitin 2004 me Atletico Madrid dhe u aktivizua në 35 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës. Ishte shok ekipi me Simone si futbollist dhe tani është partneri i tij si trajner. Të gjithë në Spanjë e mbajnë mend episodin në vitin 1999, kur si portier i Mallorca, Burgos goditi me grusht sulmuesin e Espanyol Serrano dhe u skualifikua për 11 ndeshje. “Nuk do e harrojë kurrë penalltinë që i prita Figos. Faktikisht ai ma goditi topin në fytyrë. Ishte një goditje e fortë, nuk e kisha ndjerë kurrë të tillë dhimbje. Në minutën e fundit barazuam me golin e Albertini dhe sakrifica ime ia vlejti. Më pas fitova betejën me kancerin. Kjo është jeta, në fund të çdo një të keqje ka një të mirë,” – tregon Burgos.

Që nga viti 2014 ai është trajneri i Atletico dhe me këtë ekip ka fituar një titullin kampion, një Kupë të Mbretit dhe një Europa League. Në vitin 2012 u zu me Mourinho dhe gjatë një derbi i tha portugezit: “I fute gishtin në sy Vilanovës, por unë nuk jam Tito. Do ta këpus kokën.” Ishte momenti kur u bë idhull i tifozëve të Atletico, tani ai mund të bëhet i paharushëm për ata, duke mposhtur Marseille në finale…

Më shumë nga Europa League