Connect with us

Futboll

Simeone “inspekton” punimet në “Metropolinato”…

Lojtarët e Atletico Madrid kanë vizituar stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytetin spanjoll, ku do t’i zhvillojë ndeshjet kjo skuadër në sezonin e ardhshëm. “Wanda Metropolitano Stadium” do t’i hap dyert në fund të gushtit dhe trajneri Diego Simeone udhëhoqi skuadrën e tij në një guidë në kantierin e punimeve në impiantin e ri. Lojtarët dhe stafi ishin veshur me jelekët dhe helmetat që përdorin punëtorët…

Atletico Madrid players and staff pose for a picture in their new Wanda Metropolitano Stadium

Team-mates won't fail to spot Fernando Torres in his high-visibility vest on the work site

Zërat që Antonie Griezmann të mos jetë pjesë e Atletico Madrid në sezonin e ardhshëm shuhen përpara një fotografie të postuar nga sulmuesi francez në rrjetet sociale, bashke me qendërmbrojtësin Diego Godin. Fernando Torres ishte një nga lojtarët e tjerë që bënë fotografi në stadiumin e ri që do të ketë një kapacitet prej 70 mijë tifozësh. Stadiumi do të marrë vendin e një tjetër stadiumi të madhërishëm, “Vicente Calderon”.

The stadium will be ready for the beginning of next season, replacing the Vicente Calderon

Star striker Antoine Griezmann poses for a photo on Instagram with defender Diego Godin

Atletico do t’i jap lamtumirën stadiumit ku ka luajtur në 50 vitet e fundit me ndjen e ditës së diel kundër Athletic Bilbao. Tifozë dhe ish-futbollsitë kanë përgatitur një festë të madhe të respekt të “Calderon”. Klubi i Atletico Madrid ka bërë të ditur se secili prej tifozëve do të jetë i lirë të marrë karrigen ku është ulur në fund të ndeshjes për ta mbajtur në shtëpi si kujtim.

Më shumë nga Futboll