• Simeone ndërroi Gaitan e Correa se humbin avionin!

    Publikuar: 22 Dec 8:53

    Edhe një karakter i fortë si Diego Simeone “butësohet” kur vijnë festat e fundvitit. Gjatë ndeshjes së fundit të Kupës së Mbretit, që Atletico e tij luajti ndaj modestëve të Guijuelo, trajneri argjentinas vendosi, me kualifikimin krejtësisht të garantuar, që të zëvendësonte në minutën e 74-t, Nicolas Gaitan dhe Angel Correa, për një arsye shumë të veçantë…

    Diego Simeone says he could stay at Atletico Madrid beyond his current deal

    Diego Simone i dha mundësinë Gaitan dhe Correa të largoheshin më shpejt se të tjerët nga “Vicente Calderon”, në mënyrë që ata të dy të arrinin në kohë për të kapur fluturimin, që do t’i kthente në shtëpi për festat e fundvitit. Avioni i tyre për në Argjentinë nisej në mesnatë dhe “El Cholo” vendosi që lojtarët e tij të largoheshin 15 minuta më herët.

    Image result for gaitan and correa atletico

    Vetë trajneri i Atletico Madrid, që konfirmoi pak orë më parë se nuk ka ndërmend të largohet nga kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2018, u largua menjëherë pas ndeshjes nga stadiumi “Calderon”, ndoshta për të njëjtën arsye si lojtarët e tij, duke lënë ndihmësin e tij German Burgos në konferencën e detyrueshme për shtyp, pas ndeshjeve.

    [interaction id=”585c2f6b4f601b09292226dc”]


    Lexo postimet e tjera