Connect with us

Champions League

Simeone: Për skuadrën time nuk ka asgjë të pamundur

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, i ka dhënë besim futbollistëve të tij, duke deklaruar se llogaritë për gjysmëfinalen kundër Real Madrid janë të hapura, pavarësisht se “Los Blancos” kanë tre gola avantazh. I njëjti trajner që ka humbur në dy finale të Champions League kundër Real, tha: “Kemi një ndeshje shumë të vështirë që për disa është e pamundur, por jo për ne, – tha Simeone për gazetarët. – Për skuadrën time nuk ka asgjë të pamundur. Pas ndeshjes së parë i thashë futbollistëve se është shumë e vështirë sepse kuptuam që po përballemi me ekipin më të mirë të botës që po shënon në çdo ndeshje, por ne mund t’ia dalim. Po të mos isha i bindur te kualifikimi nuk do ta thosha.”

 Real Madrid boss Zinedine Zidane (right) shakes hands with Atletico manager Diego Simeone

E gjithë deklarata e argjentinasit ka pasur një “refren”: “Të dy skuadrat nuk u treguan të sakta në pjesën e parë, por ata shënuan të parët dhe kjo i ndryshoi gjërat. Ne e patëm më shumë topin në pjesën e dytë, por nuk bëmë mjaftueshëm dhe lamë hapësira te të cilat Real na ndëshkoi. Nuk e kam humbur shpresën, personalisht mendoj se po i bëmë gjërat ashtu si duhet mund t’ia dalim. E bukura e futbollit është se gjithçka mund të ndodhë, si në të mirë edhe në të keq.” Nën drejtimin e Simeone, Atletico është kualifikuar në gjysmëfinale për herë të tretë në katër vitet e fundit.

[interaction id=”58bc7aa33d7ca9a841f35f03″]

Më shumë nga Champions League