• Simeone i premton “besnikëri” Atletico-s!

    Publikuar: 16 Dec 8:19

    Diego Simeone këmbëngul se forma e dobët që po paraqet Atletico Madrid nuk do të vërë në dyshim të ardhmen e tij në klub. Argjentinasi ka shijuar dy përvoja me “Los Colchoneros” si futbollist dhe si trajner që kur mori drejtimin e ekipit në vitin 2011. Ai ka fituar titullin në La Liga, trofeun e Europa League dhe Kupën e Mbretit në drejtimin e Atletico Madrid, teksa është mundur dy herë në finalen e Champions League.

    Prapaskena, Interi “prenoton” për trajner Diego Simeone

    Gjithsesi, Atletico ka zhgënjyer në këtë sezon pasi është në vendin e gjashtë të kampionatit, 12 pikë larg rivalëve të Real Madrid. 46-vjeçari ka ende 18 muaj kontratës në “Calderon”, megjithatë rezultatet e kohëve të fundit kanë ngritur hipotezën e largimit për Simeone, që ka oferta nga thuajse çdo cep i botës.

    Simeone

    Megjithatë, Simone deklaroi se nuk ka ndërmend të braktisë anijen. “Unë kam një kontratë me klubin dhe shpresoj të bëj më të mirën time për këtë skuadër, – tha Simeone gjatë konferencës së fundit për shtyp. – Kam pesë vjet që në çdo konferencë për shtyp them se gjëja më e bukur është se jam trajner i Atletico dhe kjo nuk do të ndryshojë. Nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen dhe aktualisht ndihem i përfshirë me mish dhe shpirt te Atletico.”


    Lexo postimet e tjera