Futboll

Simeone: “Real Madrid është ekipi më i mirë në botë!”

Në prag të ndeshjes derbi kundër Real Madrid, trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone ka folur në konferencë për shtyp: “Do të përballemi me atë që për momentin është skuadra më e fortë në botë. Më parë ishte Barcelona, ndërsa tani është Real Madrid. Kanë fituar dy Champions League të njëpasnjëshme, duke siguruar futbollistët më të talentuar të skuadrave të tjera spanjolle, duke bllokuar gjithë të tjerët që të arrijnë tek ata”.

Rezultate imazhesh për simeone real madrid

“Sa i takon të tjerave, ndeshjet derbi në të gjithë botën përmbajnë tension, motivacion dhe ankth dhe nuk imagjinoj asgjë ndryshe në këtë derbi nga përballjet e viteve të tjera. Griezmann? Ajo që më intereson është që të kem nesër 18 djem që e dinë se kundër kujt do të luajnë. Për të tjerat, ka ndodhur edhe më parë me Falcao, Diego Costa, Diego, për futbollistët që bëjnë diferencën flitet gjithmonë. Është futbollisti më i fortë që kemi dhe më entuziazmon fakti që po bëjmë një kampionat të mirë ende pa u shfaqur Griezmanni më i mirë. E ardhmja? Është i lidhur me Atletico, duhet të më durojnë këtu edhe për dy vite të tjera”, u shpreh trajneri i Atletico Madrid.

Më shumë nga Futboll