Champions League

Simeone: “Speciale ndaj Romës. Pas dy finaleve, herët a vonë do ta fitojmë Champions-in!”

“Ndeshje speciale për mua. Te Lazio kam përjetuar vite të jashtëzakonshme, por nuk i ngatërroj mes tyre sitatat krejtësisht të ndryshme. Kam respekt të madh për verdhekuqtë. Jam krenar për atë që kam dhënë si futbollist në kohën kur luaja te Lazio, por mendja ime është e fokusuar te kjo ndeshje”, deklaroi trajneri i Atletico Madrid, Simeone, në vigjilje të sfidës ndaj Romës, e vlefshme për takimin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Rezultate imazhesh për simeone lazio roma

“Kemi luajtur dy finale, njërën e kemi humbur dy minuta para përfundimit, ndërsa tjetrën pas ekzekutimit të penalltive. Herët a vonë do ta fitojmë trofeun e Champions League. Ne Chelsea dhe Roma kemi shanset e njëjta për të kaluar turin. Janë tre skuadra me kontigjent të plotë. Le të jetojmë çdo moment, njëri pas tjetrit. Nesër, jemi gati për të nisur rrugëtimin. Roma është një skuadër e madhe që luan futboll të bukur dhe ndaj të cilës duhet treguar shumë kujdes”, vijoi trajneri i Atletico Madrid, njëherësh edhe ish-futbollist i Lazio, Simeone

.

Më shumë nga Champions League