Futboll

Simeone: Superkupa sfidë e veçantë, ta nisim mbarë sezonin

Të mërkurën në mbrëmje, në Estoni do të luhet finalja e Superkupës në futboll, ku përballë kampionëve të Europës të Real Madrid do të jetë Atletico Madrid, fituese e Europa League. Pra, një derbi madrilen që spostohet në Tallin të Estonisë, një ndeshje që parashikohet e fortë dhe emocionuese, mes dy ekipesh që gjithnjë kanë dhuruar spektakël në fushë. Trajneri i Atletico, Diego Simeone, ka kryer përgatitjet e fundit dhe ka gati të gjithë lojtarët në dispozicion, në kërkim të një triumfi, që për të dhe skuadrën e tij do të ishte historik.

Ka për të qenë një ndeshje e vështirë dhe delikate për të dyja ekipet dhe e rëndësishme është të jemi gati për çdo të papritur. Kemi një ekip të mirë, kemi kryer disa përforcime dhe besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Jemi ende duke punuar në disa drejtime, por do të jemi në gjendje të tregojmë vlerat tona”, tha trajneri Diego Simeone, që sezonin e kaluar u rendit në vendin e dytë në La Liga, 3 pikë më mirë se Reali. Lojtarët e Atletico Madrid janë përgatitur edhe për penalltitë, teksa janë stërvitur në minutat e fundit edhe për gjuajtjet nga pika e 11 metërshit.

Më shumë nga Futboll