Futboll

Simeone, trajneri më i mirë në historinë e La Liga në transfertë

Cili është trajneri më i mirë në udhëtim i të gjithë mbretërisë? Ja ku është Diego Pablo Simeone që ngre dorën. Ka të gjithë të drejtën e botës, sespe është pikërisht “Cholo” trajneri me rendimentin më të mirë në ndeshjet në transfertë në të gjithë historinë e La Liga në Spanjë. E gjithë kjo për meritë të një përqindje shumë të lartë fitoresh të regjistruara në transfertë, në të cilat nuk ka asnjë rival në kampionatin spanjoll: 52,5%, me asnjë më parë që të kishte regjistruar këtë rezultat. Kjo statistikë është reklamuar nga e përditshmja madrilene “Marca”, që ka gjetur pikërisht rastin e veçantë për trajnerin argjentinas: plot 100 ndeshje në transfertë për teknikun në krye të pankinës së Atletico Madrid. Do të jetë pikërisht ajo e ditës së shtunë, në takimin e drekës kur Atletico Madrid do të përballet në transfertë me Sporting Gijon, kur për Simeonen do të bien këmbanat e ndeshjes së 100 në transfertë.

Diego Pablo Simeone, tecnico dell'Atletico Madrid

Simeone regjistron ndaj Sporting Gijon ndeshjen e tij të 100-të në transfertë me Atletico Madrid.

Pas dy barazimeve të regjistruara në dy transfertat e fundit në kampionat (2-2 kundër Athletic, 0-0 me Alaves), Simeone kërkon të rikthehet te fitorja pikërisht në atë që deri tani është shfaqur si një tabu për atë, Molinón. Pavarësisht suksesit ose jo në përballjen me Sporting Gijon, argjentinasi do të presë shiritin e 100 transfertave me rekordin e hipotekuar. Nëse do të mbërrinte fitorja, atëherë përqindja e tij e suksesit do të rritej në 53%, në të kundërt do të qëndronte në 52%. Në 99 ndeshjet e zhvilluara larg Vicente Calderon”, Simeone ka mundur të grumbullojë jo pak por plot 52 fitore.

Aktualisht me 99 ndeshje në transfertë Simeone regjistron një sukses prej 52% të rasteve.

Vetëm tre trajnerë legjendarë si Miguel Muñoz, Johan Cruyff dhe Luis Aragonés kanë mundur të regjistrojnë një numër më të madh suksesesh. Trajneri historic i Real Madrid – 9 kampionate të fituara dhe 2 Champions League – ka mundur të triumfojë në stadiumet e huaja në 91 okazione, ndërsa mitiku i futbollit holandez ka regjistruar 64 fitore në transfertë me Barcelonën e tij. Një tjetër ish-trajner i Atletico, Aragonés, ka koleksionuar 58 fitore. Por, që të tre këta legjendarë kanë arritur sukseset e tyre duke patur më shumë ndeshje në dispozicion: 213 Muñoz, 204 Aragonés, 150 Cruyff, duke bërë që përqindja e tyre e fitoreve të jetë respektivisht: 42,7, 42,6 e 28,4. Konkretisht Simeone është i vetmi që ka tejkaluar kufirin e 50%.

Por statistikat për kopertina të “Cholo”nuk mbarojnë këtu. Në 38 nga 52 sukseset në transfertë (73%), Atletico ka mundur të ruajë portën të paprekur: në 17 okazione madrilenët kanë fituar 1-0, 15 herë 2-0 dhe nga tre herë me rezultatin 3-0 e 4-0. Një trend ky i konfirmuar deri tani edhe në këtë sezon. Katër fitoret e regjistruara larg rrjedhës së Manzanarre kanë parë Oblak dhe Moyà të pamposhtur. Katër ishin sukseset që Simeone regjistroi në gjysmën e dytë të sezonit 2011/12: 9 në sezonet pasues 2012/13 dhe 2014/15, ndërkohë në 2013/14, i mbyllur me fitimin e kampioantit, por edhe në sezonin e kaluar, u prek tavani me nga 13 fitore. Me tetë shanse në dispozicion deri në përfundim të kampionatit, teorikisht Simeone mund të arrijë kuotën e 12 fitoreve. E vështirë t’ia dalë por mëse legjitime të synojë kufirin ideal. Nëse nuk mund t’ia lejojë vetes “Cholo”atëherë kush tjetër mundet?

Më shumë nga Futboll