• Simeone zhgënjen Interin: “S’ka dyshim, qëndroj te Atletico”

    Publikuar: 12 May 8:51

    Pas Antonio Conte mbërrin rradha edhe e Diego Simeone. Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e miqësoreve të ardhshme verore të Atletico, “Cholo” ka shuar të gjithë zërat që e donin atë larg Madridit, për sezonin e ardhshëm. “Jam këtu dhe do të jem edhe për “Audi Cup”. Fakti që unë jam këtu të prezantoj këtë turne është një sinjal i qartë mbi qëndrueshmërinë time, shihemi në korrik”, deklaroi Diego Simeone. Pra, lajme të këqija për tifozët e Inter që ëndërronin rikthimin e Simeones zikaltër, tashmë në cilësinë e trajnerit, për sezonin e ardhshëm.

     

    “Jemi të lumtur të marrim pjesë në këtë turne bashkë me skuadra elitare të tilla si Bayern Munich dhe Liverpool, që me siguri do të përballemi në edicionin e ardhshëm të Champions League. Pjesëmarrja është një tjetër hap përpara në rritjen që Atletico po përjeton në vitet e fundit dhe të luash në këtë turne, përpara se të fillojë sezoni do të jetë e dobishme për të kuptuar se cili do të jetë niveli që na pret”, konkludoi Simeone, duke rikonfirmuar një të ardhme gjithmonë e më larg Italisë, teksa “Cholo” premton besnikëri Atleticos.


    Lexo postimet e tjera