Çiklizëm

Simon Yates triumfon në edicionin e 73-të të Vueltës së Spanjës

Çiklisti britanik Simon Yates është shpallur fitues i edicionit nr.73 të Vueltës së Spanjës, turneu i tretë më i madh në botë në sportin e çiklizmit pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë. Një turne me 21 etapa, që u kurorëzua me triumfin e Yates, që në total dha kohën e përgjithshme 82h05’58”. Në vendin e dytë u klasifikua çiklisti spanjoll Enric Mas dhe në të tretin kolumbiani Miguel Angel Lopez.

Një turne i vështirë, ku nuk munguan surprizat, siç është edhe triumfi i 26-vjeçarit britanik Yates, që  fitoi vetëm etapën e 14-të, por ishte konstant gjatë gjithë garave. Italiani Elia Viviani fitoi 3 etapa, ndërsa francezi Pinot e australiani Dennis nga 2 etapa, por që s’mjaftuan për të qenë mes më të mirëve. Një turne me emocione, që zgjati 3 javë (në total ishin 3271 km).

Më shumë nga Çiklizëm