Tenis

Simona Halep refuzon kombëtaren për të luajtur në turneun e Doha

Tenistja rumune Simona halep, numri 2 në botë, nuk do të luajë me kombëtaren e Rumanisë në dy takimet e raundit të parë të Federations Cup ndaj Kanadasë, pasi ka kërkuar më shumë kohë për të rikuperuar pas probleme fizike që pati pas grand slemit të Australian Open. Gjithsesi, Halep ka konfirmuar se do të jetë javën e ardhshme në turneun e Doha, ku marrin pjesë disa nga tenistet më të mira në botë (Wozniacki, Muguruza, Sharapova, Pliskova).

Edhe Sharapova rikthehet ne turneun e Doha-s

Nuk do të luaj për kombëtaren për shkak të dëmtimit dhe i kërkova trajnerit më shumë kohë për të rikuperuar. Në këtë mënyrë, në kombëtare do të jenë 4 lojtare që janë më në formë se unë. Më vjen keq, por nuk isha gati për një rikthim kaq të shpejtë në fushë”, tha Halep, që do të udhëtojë drejt Dohës, ku nesër do të nisin ndeshjet e këtij turneu. Tenistja rumune nuk luan që pas humbjes në finalen e Australian Open, ku u mund 2-1 nga Wozniacki.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis