Tenis

Simona Halep shkon në finalen e Pekinit dhe bëhet “Numri 1” në botë

Tenistja rumune Simona Halep do të jetë ditën e hënë numri 1 në botë për femra, te nistja e pestë këtë vit që ngjitet në majën e renditjes, pas Serena Williams, Angelique Kerber, Karolina Pliskova e Garbine Muguruza. Kualifikimi për në finalen e turneut të Pakinit i ka dhënë matematikisht edhe kreun e renditjes tenistes 26-vjeçare, që për herë të parë kap majën e renditjes. Halep ka patur edhe dy herë të tjera mundësinë për t’u ngjitur në krye të renditjes këtë vit, por gjithnjë ka dështuar në hapin e fundit, por jo këtë herë.

Tenistja rumune Simona Halep

Në gjysmëfinalen e turneut të Pekinit, tenistja rumune mundi 2-0 (6-2, 6-4) rivalen letoneze Jelena Ostapenko, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e Roland Garros pak muaj më parë. Një ndeshje që zgjati 75 minuta, të mjaftueshme për rumunen për t’u ngjitur nga dita e hënë në krye të renditjes, duke parakaluar spanjollen Muguruza. Një ndeshje e dominuar nga halep, që tregoi se këmbëngulja është arma e saj më e fortë, duke u ringritur edhe pse është rrëzuar disa herë. Në finale, rumunia do të luajë ndaj tenistes fituese në sfidës mes Kvitova e Garcia.

Më shumë nga Tenis