Champions League

Simone: Nuk ishim përballur kurrë me një skuadër të tillë

Chelsea është mundur në javën e fundit të kampionatit nga Manchester City i Pepe Guardiola-s, por ajo ndeshje ka ardhur pasi kampionët në fuqi të Premier League kanë bërë nja nga paraqitjet më të mira në Champions League nga një ekip anglez. Skuadra e Antonio Conte, para se të priste City-in në shtëpi, ka luajtur në transfertë kundër Atletico Madrid. “Blutë” kanë arritur të fitojnë me përmbysje falë një goli të realizuar në minutën e fundit nga Michy Batshuayi.

Tani që ka kaluar një javë nga ajo ndeshje, trajneri Diego Simeone ka pranuar se lojtarët e tij nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të neutralizuar taktikat e Chelsea-it, madje ka thënë se nuk ishte përballur kurrë me një skuadër të tillë. “Nuk jemi ndeshur kurrë me një skuadër si Chelsea, një ekip që të luajë me aq shumë intensitet”, ka thënë Simeone për “Cadena Ser”. Pavarësisht kalimit në avantazh me një penallti, trajneri argjentinas ka qenë i pafuqishëm ndaj presingut të madh të bërë nga anglezët. “Kemi patur shumë vështirësi ndaj tyre. Jemi përmirësuar kur Griezmann ka kalur te Bakayoko dhe ka lënë të lirë David Luiz. Por kemi qenë të pasaktë”.

Më shumë nga Champions League