Futboll

Sindrit Guri transferohet në Belgjikë, do të luajë me Ostendes

Mbrëmjen e së martës, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate për shtyp se futbollisti i shumëpërfolur Sindrit Guri do të transferohet në ekipin belg të Ostendes.

Pas shumë negociatash me klube të ndryshme gjatë këtyre ditëve, sot klubi ynë ka arritur akordin për transferimin e sulmuesit Sindrit Guri në ekipin e Ostendes. Ditët në vijim, sulmuesi do të niset drejt Belgjikës për testimet mjeksore dhe pas kësaj do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin e kampionatit belg, Ostende. Klubi falënderon sulmuesin Guri për kontributin që ka dhënë në rezultatet pozitive të ekipit dhe i dëshiron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të KF Kukësi në “Facebook”.

Përgatiti: Nerilda Meda

Më shumë nga Futboll