• Sinella: Fitore e çmuar, por vuajmë rastet e humbura!

    Publikuar: 18 Mar 4:30

    Bledar Sinella, trajneri kavajas i Laçit, e ka analizuar kështu fitoren minimale të sotme ndaj vlonjatëve: “45 minutat e para folën vetëm për ne, luajtëm në gjysmëfushën kundërshtare. Fatkeqësisht, vazhdojmë me rastet e humbura. Pjesën e dytë arritëm të shënojmë një gol. Ishte ndeshje me tension, por morëm tri pikë shumë të vlefshme. Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Kjo ishte një finale, ndaj një kundërshtari direkt, por në fakt të tilla janë të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit.

    Të tria ndërrimët tona ishin të detyrushme; dëmtime dhe probleme muskulare. Alternativat janë të pakta. Vuajmë për rifreskimin e skuadrës gjatë ndeshjes. Këto dy javë pushim shpresoj të na shërbejnë në këtë drejtim. Le t’i bëjmë llogaritë në vazhdim ndeshje pas ndeshjeje. Sot morëm tri pikë tepër të rëndësishme, e përsëris, por vuajmë rastet e humbura. Motivimi për mua është shumë i lehtë, për shkak se diferenca mes skuadrave është tepër e vogël. Lufta për mbijetesë është shumë e ashpër dhe e fortë.”

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera