• Sir Alex Ferguson rikthehet në stolin e United për ndeshjen e bamirësisë

    Publikuar: 20 Mar 4:40

    Sir Alex Ferguson do të rikthehet në stolin e Manchester United – për ndeshjen e bamirësisë së organizuar nga Michael Carrick. Ish-trajneri legjendar i Djajve pritet të ulet në pankinë më 4 qershor për të drejtuar formacionin e Manchester United të vitit 2008. Kundërshtarët e tyre do të jenë ekipi ‘All-Stars’ i krijuar nga Michale Carrick, dhe ndeshja do të luhet në “Old Trafford”. Lista e konfirmuar e lojtarëve të United është Edwin va nder Sar, Gary Neville, Rio Ferdinand, Paul Scholes dhe Ryan Giggs.

    Sir Alex Ferguson has described Michael Carrick as the best midfielder int he country two years ago

    Formacioni i ekipit ‘All-Star’ do të përbëhet nga Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Michael Owen me më shumë e emra të mëdhenj që pritet të shpallen së shpejti. Michale Carrick ka kaluar 11 vite te United duke fituar 16 trofe, ku përfshihen pesë tituj kampionë. Carrick u transferua te United për 22 milionë euro në korrik të vitit 2006. Ferguson gjithmonë ka pasur një konsideratë të veçantë për mesfushorin, duke e deklaruar si më të mirin e brezit të tij.


    Lexo postimet e tjera