• Sistemi 3-4-3 ka ndryshuar fytyrën e Barcelonës

    Publikuar: 19 Mar 4:27

    Përjashto performancën në “Estadio Riazor” në javën e shkuar (e mposhtur 2-1 nga Deportivo La Coruna), Barcelona është përmirësuar dukshëm që pas humbjes 4-0 në Paris në Champions League dhe kjo sidomos falë kthimit në sistemin 3-4-3. Me këtë ndryshim, trajneri Luis Enrique po tregon se ka gjetur manovrën e duhur për të sfumuar rolin e mbrojtësve të krahut. Meqë krahu i djathtë i mbrojtjes te Barça çalon, asturiani ka menduar ta rreshtojë skuadrën me një prirje edhe më ofensive.

    Kështu, me sistemin 3-4-3 (në formë rombi 3-3-1-3, kur topin e kanë katalanasit) Sergio Busquets është më i mbrojtur, Lionel Messi është më i përfshirë në lojë (jo si sulmues anësor, por thuajse si një trekuartist), kurse Rafinha me Sergi Roberton arrijnë ta shprehin veten më mirë në fushë. Barcelona tashmë e mban topin në mënyrë më efikase, duke kaluar menjëherë në sulm, pa ecejaket tipike në katërshen e mbrojtjes. Kështu, mbrojtësit e krahut thjesht nuk ekzistojnë më.


    Lexo postimet e tjera