Futboll

“Sivjet është e vështirë të mbrohet titulli”, ish-drejtori i Kukësit flet hapur

“Sivjet është e vështirë të mbrohet titulli”, ish-drejtori i Kukësit flet hapur

Ish-drejtori i Kukësit, Dritan Dervishi, mendon se skuadra verilindore do ta ketë praktikisht shumë të vështirë për të mbrojtur titullin kampion.

I pyetur në “Sport Ekspres” se ku mund të arrijë Kukësi në fund të sezonit, ai e ka pranuar se konkurrenca sivjet është e vështirë dhe se skuadra e trajnerit Milinkovic nuk ka kushtet ideale për të triumfuar sërish.

“Mendoj se është e vështirë të përsëritet ecuria e sezonit të shkuar. Kukësi ka një tjetër skuadër dhe duhet kohë për ta bërë grupin të fortë si ai i vjetshmi. Besoj se është më vështirë ta mbrosh titullin se sa ta fitosh atë. Me Skënderbeun duhet të përmendim se mungonte edhe mbrojtësi më i fortë i skuadrës, Ylli Shameti. E përsëris që kjo skuadër ka shumë ndryshime nga ajo që mbylli sezonin e shkuar. Mund të them se ishte një gabim i madh që u larguan disa lojtarë të rëndësishëm”, – ka deklaruar Dervishi.

Më shumë nga Futboll