AUTO

S’ka më karbon, “Jaguar” njofton ndryshimin e madh për 2020-n

S’ka më karbon, “Jaguar” njofton ndryshimin e madh për 2020-n

Një kapitull i ri po shkruhet për botën e makinave!

“Land Rover” ka njoftuar zyrtarisht se, duke filluar nga viti 2020, çdo makinë e re “Jaguar” do të jetë elektrike ose hibride. Fillimisht do të dalë në treg modeli “Jaguar I-Pace”, ku do të vihen re ndryshimet e para. Kjo do të ndodhë dy vite para “afatit” të paralajmëruar, që do të thotë se do të jetë vetëm fillimi.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ka këmbëngulur të theksojë se kjo “reformë” do i ndihmojë shumë njerëzit. Rivali “Volvo” ka njoftuar që në korrik se makinat e veta do të ishin elektrike dhe hibride pas vitit 2019, ndërkohë që edhe “Porsche”, siç kemi raportuar më parë, ka premtuar distancimin nga makinat me karburant.

“Makinat me motor me djegie të brendshme do të jetojnë edhe për shumë vite të tjera”, – ka pranuar, megjithatë, përfaqësuesi i kompanisë me pronar indian. E gjithë bota e ka përqendruar vëmendjen te reduktimi i emetimeve të karbonit në atmosferë.

Më shumë nga AUTO