Futboll

S’ka më Messi-CR7, ky është lojtari më i shtrenjtë në botë

S’ka më Messi-CR7, ky është lojtari më i shtrenjtë në botë

Lionel Messi? Cristiano Ronaldo? Jo, na vjen keq, por futbollisti më i kushtueshëm nuk luan më në La Liga. Ai është braziliani Neymar, transferimi më i bujshëm në historinë e futbollit (për 222 milionë euro, te PSG-ja).

Sajti “Transfermarkt” sapo ka përditësuar vlerat aktuale në treg të yjeve të kampionatit francez. 108 lojtarë janë rivlerësuar bazuar te performancat e tyre të fundit. Sipas tij, Neymar tani vlen 150 milionë euro, duke kaluar kështu ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Messi, i cili vlen 120 milionë euro.

Kylian Mbappé ishte një tjetër afrim i bujshëm i PSG-së në merkaton e verës. 18-vjeçari, i huazuar nga Monaco me opsion blerjeje për 180 milionë euro, tani vlen 90 milionë euro. Para një viti kjo shifër ishte 35 milionë. Kjo e bën atë lojtarin e katërt më të kushtueshëm në botë dhe më të kushtueshmin në histori ndër talentet U-21.

Nëse doni të dini vlerat e fundit në treg të futbollistëve të tjerë, klikoni këtu dhe zbuloni shifrat më të fundit (pa ekzagjerime)!

Më shumë nga Futboll