Formula 1

S’ka pushime për Alonso, nis përgatitjet për garën 24 orëshe të La Mansh

Fernando Alonso vijon të ndjekë ëndrrën e tij, që të jetë kampion i trefishtë në tri disiplina të ndryshme të garave të automobilizmit. Një çmenduri, që me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Pas dy garave radhazi të zhvilluara brenda 7 ditëve në Formula 1, spanjolli i Mclaren ka nisur menjëherë përgatitjen për garën 24 orëshe të La Manshit. Nga Kina në Francë, nga Shangai në Paris për t’u përgatitur në simulatorin e makinës AOTech.

Piloti spanjoll për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për garën klasike të La Manshit, që zhvillohet me data 16-17 qershor. Të gjithë debutuesit, apo që nuk kanë marrë pjesë në këtë garë në 5 vitet e fundit, do të bëjnë një test për të marrë pjesë në La Mansh. Ndaj dhe Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, ka kaluar ditën e sotme duke testuar në simulator makinën, për ta kaluar këtë test.

Alonso mësoi se si të njohë e përshtatet sa më mirë pistën dhe kalojë kurthet, duke u përgatitur për menaxhimin e trafikut dhe mënyrën e pilotimit si gjatë ditës ashtu dhe gjatë natës. Por po përgatitet edhe më tippet e ndryshme të gomave që duhet të përdorë në sektorë të ndryshëm të pistës.

Më shumë nga Formula 1