RUSI 2018

Skandal ndërkombëtar! Kupa e Botës në rrezik për shkak të karkalecave shkatërrues

Qeveria ruse thotë se karkalecat mund të shkatërrojnë vendin dhe fushat e Kupës së Botës.

Karkalecat zanokisht ushqehen me të korrat në Rusinë jugore dhe Pyotr Chekmaryov, i cili kujdeset për mbrojtjen e bimëve në ministrinë e agrikulturës, thotë se ata mund të sulmojnë edhe stadiumet.

The Russian government fear locusts could destroy pitches at this summer's World Cup finals

Në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve vendase, Chekmaryov thotë se “jemi mësuar të përballojmë pak a shumë karkalecat, por këtë vit kam frikë se mund të gjendemi mes një skandali të madh ndërkombëtar.”

Ai ka shtuar se “karkalecat parapëlqejnë vendet ku ka shumë hapësirë jeshile,” dhe thotë se “të mos turpërojmë veten përpara shoqërisë globale, sidomos kur të kemi vizitorë nga e gjithë bota.”

Pyotr Chekmaryov of the agriculture ministry fears there may be an 'international scandal'

Chekmaryov ka theksuar se regjioni Volgograd, që ndodhet rreth 1000 km në jug të Moskës, është një vend delikat.

Këtë verë finalet e Kupës së Botës do të zhvillohen mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, me ndeshjet që do të luhen në 12 stadiume rreth e qark 11 qyteteve.

Plagues of locusts often feast on crops in southern Russia, with Volgograd an area of concern

Më shumë nga RUSI 2018