Connect with us

Futboll

Skandal seksual te Milan, zbulohet emri i yllit kuqezi të tradhëtuar nga “transeksuali i VIP-ave”

Tjetër skandal në Seria A, kësaj here te Milan, me protagonist sulmuesin dhe me baza seksuale. M’Baye Niang, protagonist i një paraqitje të dobët me Milanin në javët e fundit, pas një starti shumë pozitiv, ka përfunduar tashmë në zemër të një cikloni të tmerrshëm, në lidhje me një çështje që nuk ka të bëjë aspak me futbollin e luajtur. Postimi më i fundit në “Twitter” i transeksuales Guendalina Rodriguez, me një tekst të pangatërrueshëm, ka ngritur një stuhi të tmerrshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm: “Një herë e përgjithmonë, po, kam shkuar me Niang dhe ai është më shumë femër se unë”. Postimi është fshirë më pas, por gjithsesi çëshja ka katalizuar vëmendjen mediatike.

Rezultate imazhesh për niang

Niang u përfshi në mes të një cikloni, pas skandalit të denoncuar nga transi i VIP-ave.

Deklaratat e atij që është konsideruar si “transi i VIP-ave” vijnë në vijim të atyre të deklaruara pak javë më parë në programin “La Zanzara”: “Jam njohur kme këtë futbollist të Milan gjatë një darke në Milano. Ai u vetëofrua që të më shoqërojë në hotel, pa dyshuar se kishte përballë një trans. Unë e zbulova më pas që ai ishte futbollist i Milan, por emrin nuk do ta përmend, sepse nuk dua të rrezikoj ndonjë denoncim. Ai më tha: nëse del emri im, atëherë ka marrë fund. Ju them vetëm se është aktiv, shumë aktiv, me shumë dhunti, me ngjyrë, i ri dhe ngjason me Balotelli. Hera herës frekuentohemi”.

Il tweet della discordia, poi rimosso di Guendalina Rodriguez

Postimi i transit: “Një herë e përgjithmonë, po, kam shkuar me Niang dhe ai është më shumë femër se unë”.

Menjëherë filloi gjuetia ndaj futbollistit, me Niang që për rrjedhojë të identikitit të Guendalina ishte më i sulmuari nga tifozët. Tashmë, ky postim i ri në “Twitter”, që deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e të interesuarit direkt, apo nga ana e klubit kuqezi…Nevijotet të kuptohet nëse bëhet fjalë për një provokim, apo për ndonjë shaka të hidhur. Ajo që është e qartë, është që çështja shkatërron përfundimin e një sezoni të një Niang, që pas dështimit të disa penalltive, ishte dyndyr në kritika nga tifozeria e Milan dhe jo vetëm.

Më shumë nga Futboll