Atletikë

Skandali, 30% e atletëve kanë përdorur doping në Botëror

Më shumë se 30% e atletëve që morën pjesë në Botërorin e vitit 2011 në atletikë kanë pranuar se kanë përdorur substanca të ndaluara në karrierën e tyre, lajm që është konfirmuar sot nga WADA (Agjencia Ndërkombëtare Antidoping). Kjo është një përqindje e lartë, por asgjë krahasuar me Lojërat Pan-Arabe të vitit 2011, ku 45% e atletëve kanë pranuar përdorimin të paktën një herë të substancave të ndaluara.

Dopingu, i pranishem ne amse ne sportin e atletikes

Në Botërorin 2011 të atletikës të zhvilluar në Daegu të Koresë së Jugut, morën pjesë më shumë se 5000 atletë, por 2,167 prej tyre i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse kanë përdorur ndonjëherë substanca të ndaluara në karrierën e tyre. “Kemi mbetur të habitur nga përgjigjet, pasi ne ende nuk dimë se sa i përhapur është doping në sport”, tha një drejtues i WADA, që ka marrë pjesë në këtë studim.

Kjo shifër e bërë publike nga WADA pas një kërkimi me sportistët tregon se testet antidoping të kryera në urinë dhe gjak nuk janë në gjendje të zbulojnë mashtruesit, pasi substancat e ndaluara që ata përdorin janë shumë të sofistikuara, që nuk zbulohen nga testet. “Atletët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të mos rënë pre e testeve antidoping, kjo është alarmante, pasi ne po mashtrohemi çdo ditë”, thanë më tej studiuesit.

WADA (Agjencia Ndërkombëtare Antidoping)

Më shumë nga Atletikë