Çiklizëm

Skandali, Chris Froome pozitiv në Vueltën e Spanjës

Çiklisti britanik Chris Froome, 4 herë fitues i Turit të Francës dhe këtë sezon triumfues edhe në Vueltën e Spanjës, ka dalë pozitiv me “broncodilator”, gjatë një kontrolli antidoping rutinë të kryer përgjatë turneut spanjoll të biçikletës. Lajmin e ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Çiklizimit (UCI), që ka shtuar se janë kryer edhe analizat e dyta (testi B), duke konfirmuar pozitivitetin e britanikut.

UCI shton se nuk ka marrë asnjë masë për momentin, në lidhje me një pezullim provizor të çiklistit, pasi substanca e ndaluar është një ilaç anti-azmë, që Froome e përdor prej kohësh, për të cilin ka marrë edhe “OK”-in e mjekëve për përdorim terapeutik.

Por problem është sasia e lartë e “broncodilator” e gjetur në urinën e sportistit, më e lartë se 1000 nanogram/milimetër, ndaj kjo çështje do të sqarohet ditët në vijim para se të merret një masë apo një vendim për të ardhmen e Froome.

Më shumë nga Çiklizëm