Mix Bota

Skandali doping në Rusi, policia austriake kontroll Federatës së Biathlonit

Policia austriake ka kryer sot një operacion në selinë e Federatës Ndërkombëtare të Biathlon, në Salsburg. Nën hetim nga prokurorët austriakë janë presidenti i kësaj Federate, Anders Besseberg, në krye që prej vitit 1992 dhe sekretari i përgjithshëm, Nicole Resch. Sipas bashkëshortes së Besseberg, hetimi i kryer nga prokuroria dhe policia ka lidhje me akuzat për doping në këtë sport.

Mediat austriake bëjnë me dijë se hetimet kanë nisur pas dëshimisë që ka bërë rusi Grigory Rodchenkov, në lidhje me skandalin doping në Rusi. Sportisti lindor ka bërë me dije gjatë një interviste kohet e fundit se Federata Ndërkombëtare e Biathlon (sport dimëror) ka gisht në skandalin doping në Rusi, pasi ka fshehur disa raste pozitiviteti te sportistët rusë.

Më shumë nga Mix Bota