Futboll

“Skandali” në eliminatoret e Amerikës Latine, Tapia zbulon atë që i tha Falcao…

“Skandali” në eliminatoret e Amerikës Latine, Tapia zbulon atë që i tha Falcao…

Ka qenë mesfushori i Perusë, Renato Tapia, ai që ka zbuluar paktin dhe ka konfirmuar një rregull të vjetër por të pashkuar në botën e futbollit. Në momentin që u mësua që Kili po humbiste ndaj Brazilit dhe ishte jashtë Kupës së Botës, Kolumbia dhe Peruja vendosën të mos e dëmtonin njëra-tjetrën. “Falcao më tha se të dyja skuadrat do të kualifikoheshin nëse nuk shënonin në pesë minutat e fundit. Ky është futbolli…”

Image result for renato tapia and radamel falcao

Tapia u kap edhe nga kamerat duke folur me kapitenin e Kolumbisë në pesë minutat e fundit të sfidës dhe më pas tregoi gjithçka për një televizon vendas: “Kolumbianët i dinin rezultatet e fushave të tjera dhe në këtë mënyrë të dyja palët u morën me administrimin e ndeshjes.” Peru-Kolumbi u mbyll 1-1. Kolumbia shkon direkt në Rusi, Peruja do të luajë në “play off” me Zelandën e Re, ndërsa Kili është eliminuar…

Image result for renato tapia and radamel falcao

Më shumë nga Futboll