Mix Bota

Skandali në gjimnastikë edhe Simone Biles pranon abuzimin seksual

Gjimnastja amerikane Simone Biles, një nga ikonat e këtij sporti, ka befasuar botën me deklaratën e saj. Ajo ka pranuar dhe ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës. “Edhe unë, jam një nga shumë gjimnastet që i kam mbijetuar abuzimit të Larry Nassar (i dënuar para disa ditësh nga gjykata) . Ju lutem, më besoni. Ka qenë shumë e ëvshtirë për mua të pranoj dhe të shkruaj këto fjalë”, tha Biles në letrën e hapur për fansat në rrjetet sociale.

Feelings… 💭

A post shared by Simone Biles (@simonebiles) on

Më tej, kampionia e botës dhe 4 herë kampionia olimpike shkruan: “Ka shumë arsye se përse kam qëndruar e heshtur kaq gjatë, por tani e di se nuk ka qenë për fajin tim. Kanë qenë sjellë të palejueshme dhe të pafalshme nga ana e atyre që më kanë thënë se duhet t’i besoj atij njeriu. Për shumë kohë i kam thënë vetes time nëse kam qenë budallaqe apo ka qenë faji im. Jo, nuk ka qenë faji im, por i mjekut, i Federatës dhe të tjerëve”, shkruan Simone Biles, që i bashkohet 140 personave të tjerë që kanë ngritur zërin.

Më shumë nga Mix Bota