Gossip

Skandali, nxitëset e tifozëve i detyrojnë të pozojnë nudo dhe bëjnë seks me sponsorët

Një skndal seksual ka pushtuar NFL (National Football League) në Amerikë, që këtë herë ka përfshirë nja nga ekipet më të famshme të këtij sporti, Washington Redskins dhe grupin e vajzave “nxitëse të tifozëve” (cheerleader). Në fakt, ngjarjet e këtij skandali datojnë në verën e vitit 2013, kur drejtuesit e skuadrës së Washington shkuan në Kosta Rika për një set fotografik me vajzat nxitëse të tifozëve. Por, bashkë me vajzat kanë qenë edhe një grup personash të tjerë, kryesisht sponsorë dhe drejtues, të gjithë meshkuj.

Sipas dëshmisë që kanë dhënë disa nga vajzat, ato janë dërguar në një resort, ku pasi ju janë sekuestruar pasaportat, janë detyruar të pozojnë nudo përpara drejtuesve dhe më pas kanë shkuar të gjithë së bashku në një klub nate. Pra, më shumë se sa puna e një nxitëse tifozash, ajo ka qenë një punë shoqëruese për vajzat, që në fund janë detyruar edhe të kryejnë marrëdhënie seksuale me sponsorët apo drejtuesit. “Ishim të detyruara ta bënim atë gjë, nuk na e kërkuan, por na detyruan”, kanë thënë vajzat.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Gossip