Europa League

Skënderbe dinjitoz, barazon ndaj Partizan Beograd

Është mbyllur në barazim pa gola sfida e nxehtë mes Skënderbeut dhe Partizan Beograd, e vlefshme për takimin e tretë të Grupit B në UEFA Europa League. Një ndeshje që ka dëshmuar formën optimale të ekipit korçar, i cili ndonëse nuk mundi dot të gjejë rrugën drejt rrjetës, ka ditur t’i imponohet ekipit serb. Në përfundim të ndeshjes së tretë të Grupit B, skuadra e Skënderbeut vijon të renditet në fund të klasifikimit, ndonëse në kuotë të barabartë me Partizan Beograd, 2 pikë, 1 pikë më pak se Young Boys në vend të dytë me 3 pikë, që u ndal në barazim në Ukrainë, 2-2 përballë Dynamo Kyiv.

Edhe pse me raste të limituara, në një përballje të zhvilluar masivisht në mesfushë, skuadra bardhekuq ka qenë superiore në të gjitha aspektet ndaj Partizan Beograd, duke shpërdoruar të paktën dy raste flagrante për gol. Nga ana tjetër, serbët kanë dështuar shumëicën e aksioneve të tyre që në mesfushë, me një mori topash të gabuar dhe tentativash të ndalura nga korçarët. Ishin pikërisht korçarët që kanë dhënë sinjalin e parë, kur në të 24’ James ka shansin më të mirë për të kaluar në avantazh Skënderbeun, pasi protagonist në një kundrasulm të shpejtë, nuk ka mundur dot të finalizojë si duhet dhe as të asistojë në zonë.

Edhe në pjesën e dytë skuadra e Skënderbeut është imponuar më shumë ndaj lojës së ekipit serb, me  James sërish protagonist në të 52’, në një aksion të shpejtë me slalom nga e majta, sherben bukur për Sowe në zonë, por ky i fundit në kohë vonesë, ndalet në kohë nga mbrojtja mbrojtja e Partizan Beograd. Në të 62’ Miletic ka të gjitha shanset të shënojë, teksa ndodhet vetëm pak metra larg portës së korçarëve dhe shërbehet nga e djathta, por izolohet menjëherë nga mbrojtësit e Skënderbeut që neutralizojnë atë rrezik në zonën bardhekuq. Korçarët i afrohen golit në të 78’ kur Sowe fantastik me një asist spektakolar për James që mbërrin në kohë vonesë te topi, i cili ndalet nga portieri serb. Minutat e fundit flasin për serbët. Në të 89’ Shehi ndal Soumah në limite, në një duel ballë për ballë duke shpëtuar të paprekur portën e korçarëve.  Në të 91’ serbët i afrohen sërish golit në të 91’ fillimisht Soumah që gjuan por largon Shehi, ndërsa më pas është shtylla ajo që ndal Tosic të Partizan Beograd.

Skënderbeu-Partizan Beograd 0-0

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Gjergji Muzaka, Dita, Taku, Vangjeli, Radaš, Adeniyi, Lilaj, Sowe.

Partizan Beograd: Stojković, Tawamba, Vulićević, Tošić, Janković, Soumah, Jevtović, Bilher, Miletić, Mitrović, Miletić.

Arbitër: Daniel Stefanski (Poloni)

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Europa League