• Skënderbeu bën goditjen e madhe, merr lojtarin e kombëtares

    Publikuar: 30 Dec 10:53

    Skënderbeu ka bërë goditjen e madhe. Presidenti Ardian Takaj ka siguruar shërbimet e mesfushorit korçar të kombëtares, Ergys Kaçe, i cili do të huazohet për 6 muaj nga PAOK-u i Selanikut. Fantazisti shtatshkurtër nuk e mbylli me sukses aventurën çeke, me Viktoria Plzen, sepse pati probleme me trajnerin dhe u kthye para kohe te klubi mëmë. Duke përfituar nga situata, teksa selanikasit nuk i ofrojnë dot mundësinë e aktivizimit si titullar, Kaçe ka ndjekur rrugën e Kristi Vangjelit, duke iu bashkuar skuadrës së vendlindjes.

    ergys-kace-me-menaxherin-sot-tek-tropikal-resor
    Ergys Kaçe me menaxherin e tij, dje në “Tropikal Resort”

    Pra, më 2 janar, ai pritet të prezantohet si futbollist i Skënderbeut. Aftësitë organizative dhe ndërtuese të këtij futbollisti njihen, janë të spikatura edhe goditjet standarte, ndaj Ergys Kaçe duket se do të vendosë rregull në lojën e kampionëve, duke u pozicionuar në “kullën e regjisë”, aty ku ka mbetur një boshllëk jo i vogël pas largimit të ish-kapitenit, Bledi Shkëmbi.  Ndoshta aktivizimi me juglindorët do të bëjë të mundur edhe rikthimin në kombëtare të 23-vjeçarit, ku ka munguar në kualifikueset e fundit. Flitet për një raport të krisur mes tij dhe De Biazit, por rikthimi në formën më të mirë sportive do të hiqte çdo barrierë drejt fanellës kuqezi për Kaçen.

    [interaction id=”5838398fd0519538717531a6″]


    Lexo postimet e tjera