Kampionati Shqiptar

Skënderbeu: Boniface s’na hynte në punë, ndaj e mori Partizani!

Skënderbeu e ka festuar fundvitin 2016 në vendin e tretë të renditjes, çka nuk është diçka e zakonshme për 6 herë radhazi kampionët e Shqipërisë në futboll.

Skënderbeu e ka festuar fundvitin 2016 në vendin e tretë të renditjes, çka nuk është diçka e zakonshme për 6 herë radhazi kampionët e Shqipërisë në futboll. Bashkë me urimet që 2017-ta të jetë i duhuri për kuqebardhët, drejtuesit e Skënderbeut u janë përgjigjur edhe tifozëve e gazetarëve lokalë në lidhje me problematikën që ka hasur në gjysmën e parë të kampionatit skuadra e tyre e zemrës. Leonard Trebicka, gazetar i njohur sportiv nga Korça, para se të uronte “ujqërit e dëborës” për festat, ka shtruar një pyetje për klubin, në të cilën pyet:

“A ka mundësi që klubi të na shpjegojë përse u shkri Skënderbeu B; u fol që do të bëhej skuadër e madhe edhe e femrave, por deri tani po pësojnë nga 20-30 gola për ndeshje, madje s’po shkojnë as të lozin; Mediat po thonë që në verë, me Partizanin do të bashkohet Oto John, nga Trepçja, i cili deri tani është golashënuesi më i mirë në Kosovë. A nuk është ky një nga tre nigerianët që u huazuan te Trepça në janar 2016? Të paktën na tregoi diçka mbi projektet e klubit?” Nuk ka vonuar edhe përgjigjia zyrtare:

“Projektet e klubit janë të qarta, mjafton të përmendësh faktin që po investohet edhe në akademi. Gjithsesi, t’i marrim me radhë pyetjet. Skënderbeu B u shkri pasi klubi e pa si të panevojshëm investimin te një ekip tjetër, derisa nuk i kemi mundësitë që të mbajmë dhe të paguajmë në ekipin e parë 26 futbollistë me nivel. Skuadra e femrave mbetet në objektivat e klubit, por fatkeqësisht këtë vit vëmendja ishte te gjyqet me UEFA-n dhe CAS-in. Normalisht, këtë vit do t’i kushtohet vëmendje e plotë. Media mund të shkuajë çfarë të dojë, Oto John është futbollist i Skënderbeut dhe klubi do ta kthejë kur ta shohë të arsyeshme. Nga kjo pikë duam të shtojmë edhe faktin se futbollisti Methju Boniface u konsiderua i panevojshëm nga klubi ynë, jo se na rrëmbeu Partizani!

Takaj

Objektivat janë të qarta, Skënderbeu investon çdo vit për të fituar titullin. Nëse në fazën e parë të kampionatit kemi gabuar, edhe mund të ndodhë. Kemi 6 vite, që njohim vetëm suksese. Pas 6 vitesh ndodh edhe të gabosh, apo jo?! Mos kujtoni se vetëm tifozët mbeten të pakënaqur. Jemi me fat që në një moment shumë të keq kemi një marzh gabimi shumë të ulët. Këtë e them pasi pikët në tabelë janë të rikuperueshme. Klubi po punon dhe do të bëjë më të mirën gjatë fazës përgatitore, në mënyrë që të jemi plotësisht gati për pjesën e mbetur të sezonit. Sigurisht, mjaft e rëndësishme do të jetë edhe mbështetja e tifozëve.”

Tirana, flet Daja: Ta nisim me fitore në shtëpi

Ndërkohë, Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut, në pjesën e dytë të sezonit, duke zënë vendin e Andrea Agostinellit. Ish-tekniku kampion me Dinamon dhe Elbasanin ka arritur akordin e duhur financiar me presidentin Ardian Takaj. Nesër do të prezantohet në krye të kuqebardhëve, së bashku me ndihmësin e vet, Ardian Mema. Daja do të paguhet 4500 euro në muaj si trajner i kampionëve, me të cilët ka marrë përsipër të mbrojë kurorën.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar