Kampionati Shqiptar

Skënderbeu fiton 3-1 ndaj Vllaznisë. Salihi kalon Sukajn si golashënues

Skënnderbeu pak me vështirësi megjithatë arrin të marrë një tjetër fitore dhe të ruajë hapin e Partizanit. Pasditen e sotme, korçarët kanë fituar me rezultatin 3-1 ndaj Vllazninë ndonëse kjo e fundit kaloi e para në avantazh por për të përmbysur rezultatin menduan Salihi dhe Olayinka. Vllaznia në pjesën e parë të ndeshjes ka luajtur si e barabartë me Skënderbeun. Takimi në fakt ka nisur më mirë për vendasit të cilat krijojnë më shumë volum loje por pa shkuar dot drejt portës shkodrane. Por në minutën e 10-të krijojet rasti i parë për miqtë kur topi i krosuar nga Gurishta përpak sa nuk mbërrin tek Soza sepse Shehi është i vëmendshëm. Por vetëm pak sekonda më vonë Sefa fut një top në korridor për sulmuesin uruguajan që këtë herë është i saktë dhe e dërgon topin në rrjetë.

Një gol që ka habitur vendasit që mundohen të reagojnë por Arapi dhe Olayinka nuk janë të saktë në zonën shkodrane. Megjithatë goli i barazimit do të vinte në minutën e 18-të kur një gol i ardhur nga e djathta goditet saktë me kokë nga Salihi dhe përfundom në rrjetë. Pas këtij goli loja do ishte e barabartë megjithëse Skënderbeu ka më shumë epërsi në mesfushë. Por në ’34 do ishte Gurishta për Vllazninë shumë pranë golit të dytë dhe vetëm ndërhyrja e Radas mbi vijën fatale largon rrezikun. Në minutën shtesë do ishte një prekje e topit me dorë e Cicmil brenda zonës kur ishte i rrëzuar për tokë dhe korçarët kërkojnë 11-metërsh por gjyqtari Pashaj e konsideron të pavullnetshme dhe vazhdon lojën.

 

Skënderbeu 0-1 VLLAZNIA (Sebastian Sosa 11′)

GOAL! Sebastian SosaSkenderbeu – Vllaznia 0-1

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Sunday, 8 November 2015

SKËNDERBEU 1-1 Vllaznia (Hamdi Salihi 18′)

Gool Hamdi SalihiiiiSkënderbeu 1-1 Vllaznia

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Sunday, 8 November 2015

SKËNDERBEU 3-1 Vllaznia (Olaynka 80′)

Goli i OliankesSkenderbeu 3-1 Vllaznia

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Sunday, 8 November 2015

Pjesa e parë kësisoj mbyllet në barazim 1-1. Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për Vllazninë. Bardulla i ka lënë vendin kosovarit Ahmeti. Në minutën e 5-të Eskuedinja është shumë pranë golit të avantazhit por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Josa i pakënaqur lëviz në pankinë. Largon Eskuerdinjën dhe fut në lojë Berishën për t’i dhënë më shumë frymëmarrje sulmit. Në ’59 Arapi pas një goditje dënimi, e dërgon topin në shtyllë, kthehet prej andej dhe Sherri e Cicmil nuk arrijnë ta largojnë topin që shkon tek Osmani i cili vetëm 5 metra larg bën më të vështirën duke e dërguar topin mbi traversë.

Trajneri Skënderbeut Mirel Josa, pas përfundimit të ndeshjes është shprehur: “I rrespektojmë dhe vlerësojmë maksimalisht…

Posted by K.F Skenderbeu Korce on Sunday, 8 November 2015

Trajneri Grima bën një tjerër lëvizje, largon Kalajën dhe në vend të tij është çinari. Presioni i Skënderbeut rritet por goli i avantazhit do të vinte vetëm përmes pikës së 11-metërshit. Marku do të pengonte brenda zone Olayinkën dhe Pashaj tregon pikën e bardhë ndonëse shkodranët nuk janë dakord. Nga pika e bardhë Salihi është i saktë dhe 2-1. Me këtë gol, sulmuesi shkodran i korçarëve ka kaluar shkodranin e Partizanit- Sukajn, në krye të listës së golashënuesve me një gol më tepër sesa ai, duke arritur kësisoj në kuotën e tetë golave të shënuar. Është minuta e 70-të e ndeshjes. Në minutën e 80-të do të ishte rradha e Olayinkës për të shënuar golin e tretë për vendasit pasi shfaqet i lirë brenda zonës shkodrane. Këtu ndeshja mbaron ndonëse ka edhe disa minuta deri në vërshëllimën e fundit të saj. Korçarët duken të kënaqur me trepikëshin e marrë ndërsa shkodranët zhyten edhe më thellë në krizën e tyre.

Skenderbeu feston fitoren 3-0 ndaj Sporting Lisbonë

Skenderbeu feston fitoren 3-0 ndaj Sporting Lisbonë

Skënderbeu ndodhet -3 pikë nga kryesuesit e Partizanit

Skënderbeu ndodhet -3 pikë nga kryesuesit e Partizanit

Renditja e Superliges pas javes se 10-te

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Sunday, 8 November 2015

 

[total-poll id=107928]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar