Champions League

Skënderbeu fiton 4-1 me Crusaders, korçarët thuajse në tur III

Skënderbeu ka fituar bindshëm takimin e parë në Korçë sa i përket turit të dytë të Ligës së Kampioneve. Katër gola të shënuar, kundrejt një të pësuar, e bëjnë skuadrën kampione të Shqipërisë thuajse me një këmbë në turin e tretë. Edhe pse kanë rrezikuar në fillimin e pjesës së dytë, djemtë e Josës kanë ditur të neutralizojnë irlandezo-veriorët, që pas golit të tretë të pësuar, e patën të vështirë të kalojnë mesin e fushës. Një paraqitje mjaft e mirë edhe sulmit të Skënderbeut, ku Salihi shënoi 2 gola. Edhe bullgari Hristov bëri paraqitje të mirë, pavarësisht se i mungoi goli.

korca3

Nga ndeshja Skënderbeu-Crusaders, 4-1

Pjesa e parë – Në pjesën e parë korçarët kanë dominuar totalisht dhe kanë pasur nën kontroll lojën. Pas disa tentativave të Hristov dhe Salihit, vjen goli i parë me anë të Nimagës, teksa Berisha asiston mjaft mirë. Pas këtij goli, Skënderbeu merr zemër. Goli i dytë nuk do të vononte, pas një gabimi të portierit mik, që nuk arrin të neutralizojë një gjuajtje nga distanca, aty përfiton Salihi, cili shtyn topin në rrjetë. Ndeshja e parë me fanellën e Skënderbeut dhe vjen goli i parë. Miqtë rrisin nivelin e lojës dhe në një rast edhe mund të kishin shënuar. Megjithatë, pjesa e parë përfundon 2-0 për vendësit.

korca 1

Koreografia e tifozëve korçarë para ndeshjes

Pjesa e dytë – Nis me gol për miqtë. Owens shënon dhe shkurton diferencën në 2-1. Janë minuta jo të mira për Skënderbeun, që mund të kishte pësuar edhe golin e dytë. Ndërhyn Josa më pas nga stoli, teksa largon Prognin dhe fut Latifin dhe golin nuk vonon, Berisha shtyn topin në rrjetë, duke përfituar nga moszotërimi i mirë i topit nga ana e portierit. 3-1 dhe Skënderbeu merr zemër. Shtatë minuta më vonë është sërish Salihi, që pasi merr një top, futet në zonë dhe gjuan saktë. Dopietë e sulmuesit shkodran dhe mbyllet 4-1.

skenderbeu 2

Dy skuadrat para fillimit të ndeshjes

Kthimi – Ndeshja e kthimit do të luhet më 21 korrik në Belfast të Irlandës së Veriut, në orën 20:45. Me avantazhin e 3 golave, Skënderbeu do ta ketë të lehtë të kalojë turin e dytë në Champions League, madje duke kursyer edhe energji. Megjithatë, trajneri Josa qëndron si gjithnjë me këmbë në tokë. Korçarët kërkojnë të shkojnë larg në Champions League, por kjo do të varet edhe nga shorti në turin e tretë.

 

Skënderbeu –  Crusaders 4-1
Golat:
Nimaga 15′, Salihi 34′, 83′, Berisha 76′ / Owens 48’
Formacionet e ekipeve:

Skënderbeu: Shehi, Arapi, Osmani, Vangjeli, Radaš, Progni (Latifi 74’), Nimaga, Shkëmbi, Salihi (Abilaliaj 93’), Hristov (Esquerdinha 79’), Berisha. Trajner: M. Josa.

Skema: 4-4-2

Rezervat: Llapanji, Jashanica, Dema, Abazi, Latifi, Esquerdinha, Abilaliaj.

 

Crusaders: O’Neill, Burns,Magowan, Robinson,McClean, Mitchell (Snoddy 71’), Caddell, R. Clarke (O’Carroll 88’), Owens, Heatley, Carvill. Trajner: Stephen Baxter

Skema: 4-5-1

Rezervat: McKibbin, Stewart, Forsythe, Snoddy, O’Hanlon, O’Carroll, O’Flynn

Kartonw tw verdhw: Nimaga 29’, Mitchell 59’, Heatley 62’, McClean 78’, Snoddy 93’, Radaš 93’

Gjyqtarë: Alexander Harkam (kryesor), Andreas Witschnigg, Richard Huebler, Andreas Heiss (Austri)

[total-poll id=52179]

Më shumë nga Champions League