Connect with us

Futboll

Skënderbeu fundos Tiranën dhe “kërcënon” Kukësin, Partizani i thotë “lamtumirë” titullit

Ka vijuar të vendoset nga penalltitë kjo javë e 34-t, njëlloj sikurse nisi me tre ndeshjet e para, edhe në dy ndeshjet e mbrëmjes së të hënës, kanë qenë arbitrat, ata që nëpërmjet 11-metërshave të akorduar kanë vendosur rezultatet e ndeshjeve dhe fatet e jo pak ekipeve. Kështu, skuadra e Skënderbeut ka fituar minimalisht me rezultatin 1-0 përballë Tiranës, falë 11-metërshit të akorduar në minutën e 84’, të realizuar në gol nga Salihi. Një fitore që e pozicionon Skënderbeun në vend të dytë, në kuotën e 71 pikëve, vetëm një më pak se Kukësi kryesues. Nga ana tjetër, Tirana pas kësaj humbje rikonfirmohet në vend të parafundit, në kuotën e 35 pikëve, në pozitat për të rënë nga kategoria. Edhe në Vlorë, aty ku u luajt ndeshja Flamurtari-Partizani e përfunduar me rezultatitn  1-1, ishte arbitri ai që me penalltinë e akorduar në favor të vlonjatëve, të shndërruar në gol nga Telushi, për të nxjerrë gati përfundimisht nga loja për titull të kuqtë, që tashmë renditen në vend të tretë, në kuotën e 68 pikëve, tre më pak se Skënderbeu dhe katër pikë larg kreut.

Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature

Skënderbeu-Tirana 1-0

Janë bardheblutë ata që të parët kanë regjistruar shansin më të mirë për të kaluar në avantazh, kur në të 40’, Cise ka servirur një super asist për Merveil, i cili i vetëm përballë Shehit gjuan në mënyrë amatoreske duke dorëzuar topin te gardiani i korçarëve. Vetëm 4’ minuta më vonë, Skënderbeu përgjigjet në mënyrë identike, me protagonist Salihin, që depërton i vetëm në zonën bardheblu përballë Likës, por Teqja me një ndërhyrje në rrëshqitje largon topin pa shkaktuar penallti, pavarësisht pretendimeve të vendasve. Janë sërish kampionët në fuqi ata që i afrohen ndjeshëm golit kundër korçarëve, kësaj here në të 56’ është jo vetëm Tirana, por edhe fati, pasi Salihi godet me kokë brenda zonës, me topin që kalon portierin Lika, por godet traversën. Pas dy tentativash të sfumuara, kampionët në fuqi kanë zhbllokuar rezultatin, për të shënuar golin e fitores falë një 11-metërshi të akorduar nga arbitri dhe të realizuar nga Salihi. Tirana ka shanset që të përgjigjet pas shpërbërjes taktike të Skënderbeut në mbrojtje, por nuk arrin dot të finalizojë saktë.

Image may contain: one or more people, outdoor and nature

Skënderbeu-Tirana 1-0

Shënues: Salihi 84’ (11-m)

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Gavazaj, Orelesi, Latifi, Xhejms, Salihi. Trajner: Ilir Daja

Tirana: I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Akuah, Karabeci, Taku, Merveil, Cise.

Trajner: Mirel Josa

KV: Latifi / Teqja, Merveil

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Image may contain: outdoor

Flamurtari – Partizani 1-1

Skuadra e Partizanit kaloi e para në avantazh falë bomberit të saj Ekuban. Pikërisht kur kishin kaluar 34 minuta lojë, Trashi ka harkuar një top në zonën vlonjate, për të gjetur Ekuban, që i vetëm përballë portierit Halilaj nuk e ka aspak të vështirë të shtyjë topin drejt rrjetës. Një epërsi që i mundësoi Partizanit luksin për të administruar lojën, sikurse shpesh preferon të aplikojë strategjinë e tij trajneri Starova, por kësaj here fati nuk ishte me të kuqtë. Pikërisht kur kishte vetëm 4’ minuta që kishte rifilluar loja, vendasit fitojnë një 11-metërsh të shkaktuar nga Malota, që në përpjekje për të ndalur një top të goditur fuqishëm në hyrje të zonës së të kuqve, e ka prekur atë me dorë. Arbitri bën me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë, prej nga ku Telushi nuk gabon, por dërgon topin në rrjetë për të barazuar shifrat në 1-1.

Image may contain: one or more people

Flamurtari – Partizani 1-1

Shënues: Telushi 50’ (11-m) / Ekuban 34′

Flamurtari: Halilaj, Jakovljeviç, Mauricio, Veliu, Rniç, Shkodra, Telushi, Hyseni, Shehaj, Alves, Bushic.

Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Malota, Atanda, Kalari, Vila, Ramadani, Cetkovic, Torassa, Trashi, Ekuban.

Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Blerim Ziri

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll