Kategoria Superiore

Skënderbeu i bën nder Teutës, Vllaznia thuajse e rënë, fitojnë Laçi & Partizani

Sot luheshin pesë takimet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore. Ishte një javë me emocione duke parë përballjet delikate për skuadrat e vendeve të fundit, aty ku është fokusuar i gjithë kampionati pasi Skënderbeu tashmë e ka siguruar kampionatin dhe Kukësi vendin e dytë. Partizani, Laçi dhe Luftëtari luftojnë për vendin e fundit që të çon në Europë.

Skënderbeu i pamotivuar ka pësuar një humbje 3-1 ndaj Teutës brenda në shtëpi  dhe durrsakët thuajse e kanë siguruar qëndrimin falë golave të Shkallës, Cyrbja dhe Amadu edhe për një vit tashmë pasi kanë një diferencë prej pesë pikësh me dy ndeshje të mbetura. E njëjta situatë është edhe për Kamzën, e cila ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Sabino Plaku.

Vllaznia është humbësja e madhe e kësaj jave, teksa luante me Partizanin që lufton për të shkuar në Europë, veriorët kanë pësuar humbjen e 16-të të sezonit dhe vetëm një mrekulli i shpëton për të qëndruar në Superiore. Lufta do të jetë shumë e fortë deri në javën e fundit për sa i përket vendit të tretë, me Luftëtarin që barazoi në fund ndaj Kukësit dhe tashmë ka një avantazh prej tre pikësh ndaj Partizani dhe Laçi që janë me pikë të barabarta.

 

Më shumë nga Kategoria Superiore