• Skënderbeu i përgjigjet Kukësit, mposht Teutën dhe parakalon Partizanin

    Publikuar: 10 May 8:33

    Skënderbeu ka fituar lehtësisht në “Niko Dovana” edhe pse me rezultat minimal 1-0 kundër Teutës në një ndeshje me ritëm ku korçarët ishin ata që kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të saj. Me këtë fitore kampionët ngjiten në vendin e dytë me 68 pik, një më pak se Kukësi në krye dhe dy më shumë se Partizani që do të luaj nesër kundër Laçit. Kjo ishte fitorja e 7-t radhazi për Skënderbeun e Ilir Dajës në të gjitha garat. Nga ana tjetër Teuta, qëndron në vend të gjashtë me 36 pikë, 1 më shumë se Flamurtari dhe Tirana dhe 4 më shumë se Laçi por mbijetesa nuk është ende e sigurt.

    Image may contain: 1 person

    Pjesa e parë: Sinjalin e parë të ndeshjes e jep Teuta me mesfushorin Bruno Dita pas 7 minutash lojë me një goditje nga distanca, por Shehi reagon duke larguar rrezikun. Një minutë më pas miqtë përgjigjen me Latifin, por këtë herë është radha e Kastratit të ruajë portën të paprekur. Gjithsesi 2 minuta më pas portieri i durrsakve nuk mund të devijoj gjuajtjen me kokë të Xhejms që përfundon në rrjetë pas krosit të Gavazajt. Në minutën e 13’ Hila provon me një goditje të befasishme por Shehi devijon. Pas 20 minutash Salihi ka një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat pas pasimit të Xhejms, por gjuajtja e shkodranit ndalet nga portieri i durrsakve. Në minutat e mbetura nuk ka ndonjë aksion të rrezikshëm dhe ky fraksion mbyllet me avantazhin e korçarve 1-0, por edhe në avantazh numerik pasi Musta largohet me karton të kuq pasi godet me bërryl Gavazajn.

    Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

    Pjesa e dytë: Në minutën e 48’ Salihi ka një shans të artë për të dyfishuar shifrat pas pasimit të shkëlqyer të Xhajmes, por shkodrani edhe pse i vetëm përballë portierit nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë duke gabuar tërësisht. Në të 60-tën Progni provon me një gjuajtje nga jashtë zonës por pa rrezik për Shehin. Pas 14’ minutash provon sërish Progni. Mesfushori impenjon portierin e korçarve gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi, por durrsak e neutralizon pa vështirësi. Në minutën e 84’ Liridon Latifi ka një mundësi të shkëlqyer për të mbyllur ndeshjen por gabon tërësisht edhe pse me portën e boshatisur. Pas një kundërsulmi topi shkon te Xhejms që kalon bukur kundërshtart dhe pason për mesfushorin kosovar që edhe pse në pozicion të favorshëm bën më të vështirën duke gabuar krejtësisht.

    TEUTA – SKËNDERBEU 0-1
    Xhejms 10′

    Teuta: Kastrati, Markoviç, Kotobelli, Beqja, Sykaj, Dita, Çyrbja (Borshi 79′), Musta, Hila (Papa 67′), Progni, Magani (Hasa 70′)
    Trajner: Gugash Magani

    Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Muzaka 54′), Orelesi, Gavazaj (Plaku 63′), Latifi (Karimi 90+4′), Xhejms, Salihi
    Trajner: Ilir Daja

    Gjyqtar: Juxhin Xhaja

    KV: Hila 32′ / Orelesi 12′, Vangjeli 83′

    KK: Musta 45+2


    Lexo postimet e tjera