Connect with us

Kampionati Shqiptar

Skënderbeu, Ilir Daja sqaron keqkuptimin me Salihin

Skënderbeu barazoi 2-2 në ndeshjen e javës së 25-të të Superiores, ndaj bardhebluve kryeqytetas, në “Selman Stermasi”.

Skënderbeu barazoi 2-2 në ndeshjen e javës së 25-të të Superiores, ndaj bardhebluve kryeqytetas, në “Selman Stermasi”. Hamdi Salihi ishte autori i dy golave për juglindorët, duke nxjerrë një pikë nga kjo transfertë. Sidoqoftë, ky frenim i kampionëve i dha mundësinë Kukësit të kapë kreun i vetëm dhe të kuqve të bashkëndajnë vendin e dytë e të tretë me ta. Mbas ndeshjes me Tiranën u përfol për mosmarrëveshje mes trajnerit Daja dhe sulmuesit Salihi.

Për të shuar këtë “stuhi në një gotë uji” ka menduar vetë tekniku kryeqytetas, që ka dhënë versionin e tij: “Nuk e di pse është bërë çështje, pasi nuk ishte debat mes nesh. Thjesht ka pasur një keqkuptim nga Salihi në momentin kur stërvitja mbaroi. Janë situata brenda normales, aq më tepër që një njeri nuk mund të gjykohet vetëm për një moment, por në kompleksitet. Dihet që Salihi është një person shembullor në këtë drejtim”.

Ndërkohë, prej ditës së djeshme, Skënderbeu ka nisur përgatitjet për supersfidën e javës së 26-të, që do të luhet në Korçë, ndaj Kukësit, të premten, ora 18:00. Sot paradite, nën drejtimin e stafit teknik kuqebardhë, ekipi ka zhvilluar një seancë force në palestër, ndërsa pasdite është programuar një seancë tek anekset e stadiumit! Leonit Abazi, po ashtu, ka kaluar me sukses dëmtimin në gju dhe është rikthyer në Korçë, për t’u bashkuar me ekipin. Leo, sipas këshillave të ortopedit, do të stëvitet veçmas për dy javët e ardhshme dhe më pas do të bashkohet plotësisht me grupin.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar